Shtrenjtohet jetesa

Autori:Avdyl Pajaziti

Çmimet e prodhimit në Kosovë, ka shënuar rritje për 4.1 përqind, në krahasim me katër mujorin e fundit të vitit të kaluar, tregon Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Ngritjet më të mëdha shënohen në energji elektrike, gaz, avull, prodhimi i drurit etj.

Shtrenjtimi i energjisë elektrike dy herë brenda vitit të kaluar, ka rënduar buxhetin familjar të qytetarëve, Shkruan Evropa e Lirë.

Hasan Berisha, që punon në sektorin privat thonë se rrogat janë shumë të vogla dhe nuk po kemi mundësi që ti mbulojmë të githa shpenzimet.

Ngritja e çmimit të prodhimeve për mbi 4 për qind, nënkupton se buxheti familjar do të ketë më pak përqindje për shpenzime të nevojshme, thonë ekspertë për çështje ekonomike.

Lekë Musa, , në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se çdo reflektim i inflacionit do të ketë ndikim direkt në përkeqësimin e gjendjes sociale, pasi jo gjithmonë ngritja e inflacionit përcillet edhe me rritje të pagave.

Organet komeptente do të ndihmojnë në këtë aspekt, me uljen e TVSH-së nga 16 përqind në 8 përqind,në disa produkte të shportës së konsumatorit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shtrenjtohet-jetesa/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala