Shtrenjtohen prodhimet “Made in Kosova”

Prodhimet kosovare u shtrenjtuan për 2.4 për qind në fund të vitit që shkoj. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur në publikimin e fundit se indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë është ngritur për 2.4% ndërmjet tremujorit të tretë dhe atij të pkatërt të vitit 2014.
“Ngritja më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajr të kondicionuar (14.1%); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (5.0%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve (prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse) me (1.2%); prodhimi i lëkurës dhe i produkteve prej saj (0.8%) dhe prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (0.2%)”, thuhet n raportin e ASK-së.
Ndërkaq, krahasuar me periudhën e njëjët të vitit të kaluar çmimet e prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 4.1 për qind.
“Ngritja më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike ishin te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajr të kondicionuar (11.9%); nxjerrja e xehes së metalit (9.0%); prodhimi i pajisjeve elektrike (3.6%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (1.5%); prodhimi i produkteve minerale jometalike (1.1%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve (prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse) (1.1%); përpunimi i produkteve ushqimore (0.7%); dhe prodhimi i pijeve (0.4%)”.