Shtrenjtohen benzinat, lirohet nafta

Autori:Zekirja Shabani

Çmimi i benzines në Maqedoni prej sonte në mesnatë rritet për gjysmë denari, ndërsa dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri lirohen për një denar, vendosi të hënen Komisionit Rregullativ për Energjetikë.

Çmimi i ri i EUROSUPER BS­95 do të jetë 61 den/lit (99-euro-cent), ndërsa EUROSUPER BS­98 do të shitet me çmim prej 63 den/lit (1 euro e 2 cent).

Sipas vendimit të Komisionit Rregullativ, çmimi i dizelit do të jetë 44 den/lit (71 cent), ndërsa i ekstra vajit të lehtë për amvisëri 32,50 den/lit. Zvogëlohet edhe çmimi i mazutit M­1 NS për 0,609 den/kg, ashtu që tani ai do të shitet me çmim prej 16,228 den/kg.

Komisioni Rregullativ sqaron se çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me periudhën e fundit katërmbëdhjetëditëshe shënojnë rritje te benzina në mesatare për rreth 4,51 për qind, ndërsa te dizeli zvogëlim mesatarisht për rreth 0,55 për qind.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shtrenjtohen-benzinat-lirohet-nafta/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala