Shtrenjtohen ankesat. Nga 500 në 5000 euro

Autori:Zekirja Shabani

Komisioni Rregullativ i Prokurimit ka vendosur rregulla të reja për ankesat që operatorët ekonomikë kanë për proceset e prokurimit.

Për herë të parë është bërë dyshkallshmëria e ankesave për tender, shkruan sot Koha Ditore.

Në shkallën e parë operatorët ekonomikë mund të bëjnë kërkesën për rishqyrtim tek autoritetet kontraktuese.

Nëse nuk pajtohen me përgjigjen e autoriteteve kontraktuese në kërkesën për rishqyrtim, operatorët mund të ankohen në shkallën e dytë që është Organi Shqyrtues i Prokurimit.

Përveç kësaj, KRPP-ja ka bërë edhe një ndryshim tjetër substancial. E ka shtrenjtuar taksen për ankesën e bërë në OSHP. Nga 500 euro fiks sa është tash, pritet të bëhet deri në 5 mijë euro.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shtrenjtohen-ankesat-nga-500-ne-5000-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala