Shtrëngimi i dorës, tregues i shëndetit të zemrës

Autori:Avdyl Pajaziti

Ju mund të gjeni shumë në lidhje me  një njeri përmes shtrëngimit të dorës së tij – personalitetin e tij, ndjenjat e tij ndaj jush, ose … shëndetin e tij të zemrës.

Sipas një studimi të ri, një shtrëngim duarsh është një tregues i besueshëm i shëndetit të mirë; ata në fakt duan të përdorin teste të shtrëngimit të duarve si mënyrë fillestare për të vlerësuar rrezikun e sulmit në zemër dhe infarktit.

Shkencëtarët në të vërtetë besojnë se shtrëngimi i duarve mund të përdoret si metodë pa shpenzime e identifikimit të sëmundjeve të zemrës së dikujt. Sigurisht, kjo nuk është aq e saktë sa provat e vërteta, por duket të jetë një tregues shumë i mirë.

Por shtrëngimi i duarve duhet të korrigjohet për disa faktorë, duke përfshirë madhësinë, peshën, masën muskulare dhe përkatësinë etnike.

Janë të nevojshme më shumë hulumtime edhe për të kuptuar saktësisht se pse ndodh ky korrelacion – në mënyrë të qartë është e lidhur me furnizimin e muskujve të dorës me gjak, por mekanizmi i saktë është ende disi një mister. /GazetaFjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shtrengimi-i-dores-tregues-i-shendetit-te-zemres/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala