Shtrëngimi historik i duarve

Autori:Avdyl Pajaziti

Shtrëngim i duarve mes presidentit kinez Xi Jinping dhe atij të Tajvanit Ma Ying-jeou është një moment historik për dy vendet, pasi që i jep fund një periudhe prej më shumë se 60 vjetësh mos-takime të ndërsjella.

Bisedimet e sotme në Singapor mes dy liderëve paraqesin lajm botëror dhe ndryshim të kursit të politikave të jashtme të dy vendeve.

Raportet në mes Kinës dhe Tajvanit janë përmirësuar qysh nga ardhja në zyrë e Ma-së, prejse e mori udhëheqjen e shtetit në vitin 2008, duke krijuar kështu lidhje ekonomike me Kinën, duke shtuar turizmin e ndërsjellë dhe nënshkrimin e marrëveshjeve tregtare.

Dy vendet qysh nga viti 1949 u ndanë kur Kuomintang (Partia Revolucionare Kineze) humbi nga Partia Komuniste në luftën civile dhe vendosi një qendër tjetër në Tajvan.

110

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shtrengimi-historik-i-duarve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala