Shtohet siguria rreth objektit të qeverisë

Edhe pse protesta e opozitës është paralamëruar si e qetë dhe paqësore, kjo nuk e ka ndalur Policinë e Kosovës që të mobilizohet.
Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është “blinduar” nga forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës kur ka mbetur më pak se një orë deri në fillim të manifestimit të opozitës./Gazeta Fjala