Shtohet fluksi i kosovarëve në Morinë në prag të ndeshjes

Autori:Gazeta Fjala

Një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, qindra kosovarë kanë hyrë në Shqipëri. Sipas autoriteteve të Pikës Kufitare të Morinës, ka një rritje të ndjeshme të shtetasve nga Kosova që hyjnë në Shqipëri dhe shkak për këtë situatë është ndeshja e nesërme në Elbasan Arena.

Një ditë më parë, presidenti i FSHF-së, Armando Duka, deklaroi se një numër i madh shtetasish nga Kosova kanë blerë bileta për të parë këtë ndeshje, raporton BW.

Por një pjesë e madhe e tyre vijnë për ta shijuar ndeshjen në një atmosferë të ndezur festive siç pritet të jetë ajo e ditës së nesërme.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shtohet-fluksi-i-kosovareve-ne-morine-ne-prag-te-ndeshjes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala