Shtohen rastet e dhunës në familje

Autori:Zekirja Shabani

Dy raste të dhunës në familje janë regjistruar dje në Prishtinë. Në njërin incident, burri nën ndikimin e alkoolit, ka rrahur gruan, ndërsa në rastin tjetër, djali ka sulmuar me thikë të ëmën.

Policia e Kosovës në raportin e saj ka njoftuar se dje në Prishtinë, një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili ishte nën ndikimin e alkoolit. Ajo nga dhuna e shkaktuar ka marrë lëndime trupore.

Rasti i dytë ka ndodhur kur një grua është sulmuar më thikë nga djali i saj.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, njofton Policia.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./GazetaExpress/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shtohen-rastet-e-dhunes-ne-familje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala