Shtime: Një person i vdekur është gjetur skaj rrugës

Autori:Avdyl Pajaziti

Një i moshuar rreth 72 vjeçar është gjetur sot i vdekur skaj rrugës i vdekur në fshatin Davidovc të Shtimes, ka mësuar lajmi.net nga një person i afërt me familjen e viktimës.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës në Ferizaj Agim Gashi, i cili ka thënë se i moshuari pa shenja jete është gjetur sot në mëngjes afër një pike karburanti.

Viktima mësohet të jetë Musli Jashari, dhe sipas këtij burimi një ditë më parë ai ishte zhdukur nga shtëpia pa e ditur se ku kishte shkuar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shtime-nje-person-i-vdekur-eshte-gjetur-skaj-rruges/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala