Shteti toleron mosfiskalizimin e bizneseve

Autori:Avdyl Pajaziti

Fiskalizimi është i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës, por nuk është duke ecur si duhet dhe po e dëmton biznesin formal në Kosovë. Shteti po toleron që shumë biznese mos të fiskalizohen. Deri më tani janë fiskalizuar 20 mijë biznese dhe mos fiskalizimi i bizneseve të ndërtimit, naftës dhe shërbimeve ka bërë që bizneset e fiskalizuara të jenë të pa barabartë në treg.

Këto vërejtje i ka dhënë Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB), duke kërkuar nga Qeveria që sa më parë të zgjedh këtë çështje me kërkesën që të gjitha bizneset të fiskalizohen.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se janë më shumë se 20 mijë biznese që janë fiskalizuar por janë edhe 20 mijë të tjera që ende nuk janë fiskalizuar, e që kjo sipas tij, është e padrejtë.

“Kjo po e krijon një pabarazi të madhe kundrejt atyre që janë të fiskalizuar. Me të drejtë bizneset aktuale që kanë paguar këto arka fiskale ankohen se shteti a duhet t’i trajton të gjitha bizneset të barabarta dhe përgjigj a është se në këtë rast shteti po toleron disa biznese të cilat në mënyrë tjetër të pandërgjegjshme i refuzojnë fiskalizimin tash e një kohë të gjatë”, tha Shahini.

Ai ka thënë se informaliteti në vend është rrit nga 35 në 38% që në vlerë është 1 miliard e 700 milionë euro.

Ndërsa, Driton Rrahmani, përfaqësues nga kompania “Elkos Group”,ka bërë apel tek institucionet që të merren masa në këtë drejtim.

“Është çështja edhe ata të cilët janë fiskalizuar që mos merret si detyrë e kryer e tij fiskalizimi vetëm pse ai e ka blerë aparatin fiskalizues dhe të mbetet në sirtarin e tij, por të hyj në përdorim të kontrollohet“, tha Rrahmanaj.

Ndërsa, Shkëlzim Murtezi, president i Asociacionit për mbështetjen e arsimit dhe aftësimit profesional, ka paraqitur disa brenga lidhur me propozimet e Qeverisë për ligjin e TVSH-së, e që sipas tij ka vërejtje tek disa propozime që kanë të bëjnë me atë se cili person duhet të jetë i tatueshëm dhe për disidenten.

Personi i tatueshëm të konsiderohet vetëm ai në Kosovë dhe vetëm aktivitete në Republikën e Kosovës të konsiderohen të tatueshëm, ndër të tjera na e shohim si jo profesionale dhe si shumë të dëmtueshëm në procesin e zhvillimit ekonomik nëse aplikojmë tarifën e dividentes 10%”, tha Murtezi.

Ai ka thënë se shteti planifikon që mos t’i merr më për konsideratë shpenzimet të cilat i bënë ndërmarrja për punëtorët siç janë shujtat për punëtorë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shteti-toleron-mosfiskalizimin-e-bizneseve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala