Shteti shpenzon rreth tre million euro për goma të veturave

Autori:Gazeta Fjala

Agjencia Qendrore e Prokurimit në emër të 79 institucioneve ka blerë goma për institucionet dhe agjencionet shtetrore.

Blerja e gomave shtetit i kushtoi 2 milion e 804 mijë e  564 euro, raporton Gazeta Fjala.

“Qëllimi i këtij aktiviteti te prokurimit  është furnizimi me shumëllojshmëri të gomave të automjeteve për AK  që duhet të jenë me cilësi të lartë dhe do të përdoren në modele të ndryshme automjeteve në të gjitha kushtet e motit  si verore dhe dimërore si dhe ndërrimi (montimi)  i gomave, balancimi dhe ruajtja e gomave (hotelimi)”, shkruan në njoftimin për kontratë.

Për 36 muaj sa është kohëzgjatja e marrëveshjes kornizë,  kompania Euro Goma shpk do të furnizojë me goma institucionet pasi që u zgjedh fituese në mesin e tre operatorëve tjerë ofertues.

Kontrata për tenderi për të cilin kanë filluar procedurat që nga muaji maj I vitit të kaluar, parashihet të nënshkruhet me 1 shkurt. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shteti-shpenzon-rreth-tre-million-euro-per-goma-te-veturave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala