Shteti porosit 12 milionë litra derivate (Dokument)

80 institucione publike të Rebpulikës së Kosovës janë duke pritur që të furnizohen me derivate. Për këtë punë tanimë është shpallur edhe tenderi.
Përgjegjësin për ta zgjedhur komaninë furnizuese e ka Autoriteti Qendror i Prokurimit (AQP).
E, kompania “fatlume” që do të zidhet fituese e ketij tenderi do të ketë ne dorë miliona euro.
Ky tender do të ketë në vetë vlerën e 11,2 milionë litra naftë për vetura, ngrohje dhe gjeneratorë, si dhe 1,8 milion litra benzinë për 80 institucione të Republikës së Kosovës.
“…gjatë 36 muajve të ardhshëm ky autoritet do të kontraktojë blerjen e 6 milionë e 335 mijë litra nafte për vetura dhe mjete tjera lëvizëse, 752 mijë litra naftë për gjeneratorë, 4,1 milionë litra naftë për ngrohje si dje 1,1 milion litra benzinë për vetura”, thuhët në njoftimin e Autoritetit Qendror të Prokurimit.
Në njoftimin e publikuar nga AQP-ja thuhet se ky Autoritet Kontraktues është duke identifikuar furnizuesit që do të kenë kapacitete për të furnizuar me karburante 80 autoritete kontraktuese, e ku në këtë listë është Zyra e Presidentit, Zyra e Kryeministrit, Ministria e Punëve të Brendshme, ajo e Infrastrukturës, Ministria e Punëve të Jashtme, Prokuroria e Shtetit etj./GazetaFjala/.
Sasitë e përafërta për 36 muaj
1 | Diesel për vetura dhe mjete tjera lëvizëse | 6,335,500.00 LITRA | |
2 | Diesel për Gjenerator | 752,078.00 LITRA | |
3 | Diesel për nxehje | 4,125,000.00 LITRA | |
4 | Benzinë për vetura | 1,181,306.00 LITRA | |
Gjithsej (1,2,3 dhe 4) | 12,393,884.00 LITRA | ||