Shteti po bëhet gati ta arrestojë Albin Kurtin?

Autori:Avdyl Pajaziti

Albin Kurti, ish lider i Lëvizjes Vetëvendosje, të hënë në mbrëmje u shoqërua në polici për t’u pyetur rreth hedhjes së gazit lotsjellës në seancën e së enjtes së kaluar. Kjo bëri që disa dhjetëra aktivistë të Vetëvendosjes të përleshen dhunshëm me policinë, duke lënë edhe shumë të lënduar, kryesisht policë.

Pak orë më pas, Kurti u lirua, derisa policia deklaroi se ai kishte një thirrje për t’u paraqitur në polici për gazin, dhe meqë nuk ishte paraqitur vullnetarisht, atëherë ishte shoqëruar.

Mirëpo, Indeksonline merr vesh se prokuroria tashmë ka bërë gati urdhërarrestin për Kurtin për shkak se akuzohet për hedhjen e një gazi helmues në mënyrë të paautorizuar.

“Albin Kurti pritet së shpejti të arrestohet, jo të shoqërohet. Sipas ligjeve në fuqi, zoti Kurti ka bërë veprim kundërligjor me hedhjen e gazit dhe për këtë ai duhet të përgjigjet para organeve të drejtësisë”, ka thënë burime brenda sistemit të drejtësisë.

Po ashtu, këto burime thonë se edhe fjalimi i Kurtit pas lirimit drejtuar masës në kryeqytet, paraqet thirrje për trazira gjë që është dënueshme.

E Kurti në seancën e sotme të Kuvendit ku opozita sërish hodhi gaz lotsjellës nuk e bëri veprimin e ngjashëm me atë të javës së kaluar, por këtë ia la deputetit të partisë tij, Faton Topalli dhe deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi. /Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shteti-po-behet-gati-ta-arrestoje-albin-kurtin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala