Shteti pengon liberalizimin e vizave

Autori:Zekirja Shabani

Kosova do t’ia sheh sherrin periudhës gjatë mujore kur nuk kishe institucione e ekzodit të qytetarëve drejt vendeve të BE-së gjatë vitit të kaluar. Këto janë dy nga arsyet kryesore që përfaqësues të Bashkimit Evropian në Kosovë i shohin si pengesë të madhe për liberalizimin e vizave.

Thomas Gnocchi, nga zyra e BE-së në Kosovë, në një konferencë të organizuar të hënën në Prishtinë me temën “Procesi i liberalizimit të vizave në Kosovë: Ku jemi”, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë se Kosova duhet ta rishikoj me kujdes kapitullin e tretë të raportit për liberalizim, i  cili flet për Rendin dhe Sigurinë në Kosovë, më konkretisht për adresimin e krimit dhe korrupsionit.

Por edhe nëse hiqen vizat për kosovarët ai ka thënë se ata nuk do të mund të punojnë në asnjë vend të BE-së.

“Liberalizimi i vizave nuk ësht shkop magjik që tu jep punë qytetarëve të Kosovës e as mundësi studimi, por vetëm vizitë tre mujore në vendet e BE-së” – ka thënë Gnocchi, duke shtuar se Qeveria e Kosovës duhet tua bëjë të qartë qytetarëve të saj këtë.

Ndërkaq, zëvendës ministri i Integrimeve Evropiane Ramadan Ilazi ka thënë se Kosova është duke iu nënshtruar një procesi të vrazhgtë të liberalizimit të vizave duke u nisur nga 95 kritere të cilat duhet ti përmbush për dallim nga vendet e tjera të cilat i kanë pasur nga 45 kritere.  AI ka përmendur se Komisioni Evropian i ka bërë vetëm dy raporte për Kosovën për dallim nga shteti i Moldavisë I cili kishte pranuar 6 raporte nga Komisioni Evropian.

Sipas tij , ministria që ai drejton ka pasur dy prioritete, atë të nënshkrimit të MSA, dhe të liberalizimit të vizave.

Për sa i përket migrimit ilegal, Ilazi është shprehur se kanë arritur ta parandalojnë në minimum këtë dukuri e cila kishte shoqëruar shtetin e Kosovës në fund të vitit 2014 dhe në fillim të vitit 2015.

Analistja e Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Besa Shahini, është shprehur se shqiptarët si me viza ashtu edhe pa viza gjithmonë do të migrojnë dhe imigrojnë.

“Liberalizimi i vizave nuk do t’i ndalë ata sepse shqiptarët gjithmonë kanë migruar dhe imigruar” ka thënë ajo duke shtuar se Qeveria e Kosovës duhet të krijoj kushte për shtetasit e Kosovës që të mos kenë arsye migrimi, por të qëndrojnë në shtetin e tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shteti-pengon-liberalizimin-e-vizave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala