Shteti me polici, opozita me vandalizëm

Autori:Avdyl Pajaziti

Dita e mërkurë në Prishtinë ka nisur me aksionin e Policisë për të arrestuar katër deputetë opozitarë të dyshuar për veprën penale të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.

U arrestua Donika Kadaj-Bujupi e AAK-së, derisa tre deputetët e VV-së – Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Faton Topalli – nuk u zunë nga Policia, shkruan sot Koha Ditore.

Arrestimit opozita iu përgjigj me protesta, të cilat gradualisht eskaluan në përplasje mes opozitarëve dhe Policisë, ku nga njëra anë u përdorën gurë e kokteje molotovi, e nga tjetra gazi lotsjellës.

Vendimi i pasdites për 30 ditë paraburgim për deputeten e AAK-së nxiti përshkallëzimin edhe më të madh të protestave, të cilat deri në orët e mbrëmjes degraduan në vandalizëm dhe shkatërrim të pronës.

Me rënien e territ, përplasja u ndal, por rrugëve të qytetit mbetën pasojat e saj, derisa gjasat për një zgjidhje të situatës duken edhe më të largëta.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shteti-me-polici-opozita-me-vandalizem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala