Shteti i pakryer

Autori:Avdyl Pajaziti

Përvjetori i tetë i shtetësisë e gjen Kosovën në krizën më të thellë që nga Shpallja e Pavarësisë.

Degradimi dhe pazaret me shtetin kanë ardhur deri në atë pikë, saqë Gjykata Kushtetuese ndaloi një tentativë të Qeverisë për ta prishur rendin kushtetues, duke miratuar për serbët një asociacion me kompetenca të gjera. Kjo krijesë po shihet si mekanizëm i cili minon përbrenda shtetin e Kosovës, shkruan “Koha Ditore”.

Marrëveshja për Asociacionin e dakorduar me Serbinë, si dhe Marrëveshja për shënimin e vijës së kufirit me Malin e Zi, kanë rritur skajshmërisht polarizimet mes Qeverisë dhe opozitës, me rrezikun që Kosovën ta çojnë në përplasjen më të madhe që nga paslufta.

Shteti “sui generis” që doli si kompromis i Pakos së Ahtisarit vazhdon të mbetet i tillë edhe për nga funksionaliteti. Kosova është kampion në Evropë sa i përket shkallës së papunësisë, varfërisë, korrupsionit e krimit të organizuar.

Tetë vjet pas, vendi është pa ushtri e pa liberalizim vizash. Njohës të rrethanave thonë se kjo klasë politike nuk ka ide të qarta për rrugën që duhet ndjekur Kosova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shteti-i-pakryer/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala