Shteti godet duhanpirësit, rritet çmimi i cigareve

Autori:Gazeta Fjala

Duhanpirësve së shpejti do tu duhet të paguajnë më shtrenjët për një pako të cigareve, pasi që qeveria ka filluar me ngritjen e akcizës për këtë produkt.

Qeveria e Kosovës në letrën e fundit që i ka dërguar Fondit Monetarë Ndërkombëtarë e ka njoftuar se planifikon që me rritjen e akcizës të gjeneroj 10 milion euro në buxhetin e vendit, raporton Gazeta Fjala.

Sipas zyrës për informim në Ministrinë e Financave për këtë çështje është hartuar një kalendari për ngritje të akcizës në duhan.

“Ku  përveç  llogaritjes së të hyrave shtesë, kujdes të veçantë i është dhënë vendeve të rajonit dhe BE-së”, tha zëdhënsi Muharrem Shahini.

Derisa vitin e kaluar kur ishte ngritur akciza taksa për import të duhanit ishte rritur prej 32 euro për kilogram të importit të duhanit në 35 euro, me ndryshimet e radhës në një të ardhme pritet që kjo ngritje të shkoj deri në 90 euro për 1000 copë cigare sipas çmimeve që i aplikojnë vendet e BE-së, raporton Gazeta Fjala.

“Për këtë arsye  Kosova  ka filluar me ngritjen e akcizës për këtë produkt  përveç që të jetë në nivel me vendet e rajoni në mënyrë që ti shmanget evazionit fiskal po ashtu edhe  që të mund të përafrohet në të ardhmen edhe me kërkesat e BE-së”, tha Shahini. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shteti-godet-duhanpiresit-rritet-cmimi-i-cigareve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala