Shteti e mbyllë Trepçën

Autori:Zekirja Shabani

Në mungesë të licencës për punë gjiganti metalurgjik Trepça nuk është duke prodhuar.

Të mërkurën, menaxhmenti i kësaj kompanie ka njoftuar se janë duke kaluar një situatë të rëndë financiare dhe funksionimi i Trepçës është thuajse i pamundur.

Lexojeni të plotë njoftimin e menaxhmentit të Trepçës:

Me keqardhje njoftojmë opinionin e gjerë dhe të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës, për gjendjen e rëndë në të cilën po kalon Ndërmarrja Trepça, për shkak të mos pajisjes me Licencë shfrytëzimi.

Minierat e Trepçës, Stan Tërg dhe Artanë, që nga 24 janar i vitit 2015, janë pa licencë shfrytëzimi, me çka ka ardhur deri tek ndërprerja e prodhimit.

Trepça, sipas Ligjit për minierat dhe mineralet, me kohë ka aplikuar për vazhdimin e licencës së shfrytëzimit sipas Ligjit nr. 03/L-163.

Rrethanat e krijuara për shkak të ndërprerjes së procesit të prodhimit, Trepçës i kanë shkaktuar dhe janë duke i shkaktuar dëme të mëdha financiare dhe probleme në funksionimin e saj të tërësishëm.

Burimi kryesor i të hyrave financiare të Trepçës është prodhimi, kjo e drejtë është privuar pa fajin e minatorëve dhe të menaxhmentit duke rrezikuar në tërësi funksionimin e ndërmarrjes.

Andaj, minatorët dhe menaxhmenti i Trepçës, kërkojnë nga të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës që menjëherë të ndërmarrin masa në mënyrë që Trepça të pajisjet me Licencë për shfrytëzim.

Institucionet Qendrore duhet pa tjetër të na i kompensoj humbjet financiare që janë shkaktuar si pasojë e mos prodhimit.

Institucionet e Republikës së Kosovës, duhet të kenë një përkushtim më të madh për Trepçën, sepse  kjo  nuk është vetëm përgjegjësi e menaxhmentit dhe minatorëve, por është përgjegjësi e të gjithëve, pavarësisht problemeve të shumta në për të cilat po kalon vendi.

Puna në minierat nëntokësore çdo herë është e rëndë, me rreziqe dhe probleme të shumta, por atëherë kur ka prodhim të gjitha problemet përballohen.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shteti-e-mbyll-trepcen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala