Shtetet më të fuqishme ushtarake (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë fuqia e parë botërore sa i përket ushtrisë, me mbi 13 mijë aeroplanë luftarak, 10 aeroplan mbajtëse, dhe me buxhet 612 miliardë dollarë. SHBA i ka 1.4 milion ushtarë aktiv, 8,325 tanke dhe 72 nëndetëse.

Pas saj vije Rusia, e cila prinë për nga numri i tankeve me gjithsejtë 15 mijë. Ky shtet ka afro 8.5 mijë armë nukleare, me çka ia kalon  SHBA-ve dhe vendeve tjera. Karakteristik e Rusisë është se ka 1aeroplan mbajtëse dhe 76.6 miliard dollarë buxhet të dedikuar për ushtri.

Si forcë tjetër ushtarake në botë është Kina, e cila posedon më së shumti ushtarë këmbësorë se të gjitha shtete tjera, gjë që nuk është e çuditshme pasi që është vendi me popullatën më të madhe në botë. Kina ka gjithsejtë 2.2 milion ushtarë dhe shpenzon 126 miliard dollarë në vit për ushtrinë.

Koreja Veriore, e cila di shpesh ta kërcënojë Amerikën, është e renditur e fundit në listën e shteteve të fuqishme ushtarake. Megjithatë ajo duket mjaftë e rrezikshme me 78 nëndetëse 6 më shumë se SHBA-të, si dhe 690 mijë ushtarë e 6600 tanke, e me një buxhet vjetorë për ushtrinë prej 7.5 miliard dollarë.

Një tjetër gjë e çuditshme në listë është se, Pakistani është nga vendet e rralla e cila posedon armë nukleare. Ajo ka 90 deri në 110 armë të tilla.

Ndërkaq, shteti me ekonominë më të fuqishme në Evropë, Gjermania nuk listohet lartë sa i përket fuqisë ushtarake. Gjermania shpenzon 45 miliardë dollarë për ushtrinë ndërsa ka vetë 183 mijë ushtarë aktiv. Ky vend ka gjithsejtë 408 tanke, 710 aeroplan luftarak dhe vetëm katër nëndetëse.

Në top dhjetë vendet më të fuqishme ushtarakisht hynë edhe Turqia me 18.2 miliardë dollarë të shpenzuara për ushtri, pa aeroplan mbajtëse, me 989 avionë luftarak dhe 14 nëndetëse. Turqia ka 410 mijë ushtarë aktiv dhe 3657 tanke.

Koreja Jugore shpenzon 34 miliardë dollarë në mbroje ushtarake dhe në përbërjen aktive ka 640 mijë ushtarë. Përveç kësaj ka në dispozicion 2,346 tanke, 1,393 aeroplanë dhe 14 anije./Gazeta Fjala/

ushtria

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shtetet-me-te-fuqishme-ushtarake-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala