Shtetet e Evropës që ofrojnë më shumë punë

Nga të gjitha vendet e Evropës, më me së shumti mundësi punësimë prin Islanda. Ky shtet zë vendin e parë sa i përket përqindjes së të punësuarve në krahasim me fuqinë punëtore aktive. Në Islandë, janë të punësuar rreth 83 për qind e atyre që janë të aftë për punë.
Vendin e dytë e zë Zvicra me rreth 82 për qind, ndërsa Suedia dhe Norvegjia zënë vendin e tretë dhe të kartërt, me mbi 79 për qind të të punësuarve nga numri i përgjithshëm i të aftëve për punë. Por, përqindje të lartë të të punësuarve pa dallim në aspektin e profesioneve kanë edhe Gjermania, Holanda, Danimarka, Austria dhe Britania e Madhe.
E ata që ia mësyjnë Evropës për të kërkuar punë në mënyrë legale, të mos i drejtohen asnjëherë Greqisë, Spanjës, Italisë, Hungarisë dhe Bulgarisë. Këto vende zyrtarisht janë në pozitë jo të favorshme sa i përket punësimit.
Greqia punëson vetëm 53 për qind të fuqisë aktive për punë. Spanja dhe Italia gjithashtu punësojnë rreth 53 për qind të fuqisë aktive punëtorëve, ndërsa në Hungari dhe Bulgari në marrëdhënie pune janë vetëm rreth 60 për qind e fuqisë aktive punëtore.