Shtetet e BRICS kundër Kosovës në UNESCO

Autori:Avdyl Pajaziti

Një ditë para votimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, Rusia ka organizuar nënshkrimin e një apeli nga vetë Rusia, por edhe India, Kina, Brazili dhe Afrika e Jugut kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, transmeton Indeksonline.

Në këtë letër të shpërndarë në UNESCO të dielën, shtetet e grupit BRICS (Brazil, Russia, India, China, South Africa) e quajnë Kosovën “i ashtuquajturi shtet” dhe kundërshtojnë anëtarësimin në baza të Rezolutës 1244, duke thënë se vetëm UNMIK ka të drejtë menaxhimi dhe vendimi ekzekutiv për UNESCO.

Letra është tentativë për ndihmë Serbisë pasi që argumenti bazohet në interpretimin serb të Rezolutës 1244. Nën-Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Anthony Blinken, ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës nuk është në kundërshti me asnjë rezolutë të OKB-së dhe se Kosova tashmë është bërë anëtare e disa organizatave, prandaj ky reagim i përbashkët i disa shteteve me rëndësi është në funksion të lobimit përfundimtar në një luftë që tashmë ka marrë primesa të Lindjes kundër Perëndimit.

Kosovën po e përkrahin shumica e shteteve demokratike që qëndrojnë afër BE-së dhe SHBA-ve, ndërsa Serbinë shtetet që e koordinojnë politikën e jashtme me Rusinë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shtetet-e-brics-kunder-kosoves-ne-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala