Shtërpca kërkon ndihmën e Serbisë për t’ia marrë Kosovës Brezovicën

Autori:Avdyl Pajaziti

Serbët nga rrethina e Brezovicës dhe zyrtarë nga Beogradi kanë filluar të shfaqin, siç thonë ata, shqetësimet e veta pasi Qendra e skijimit në Brezovicë është në prag të dhënies me koncesion nga Qeveria e Kosovës një kompanie franceze.

Ata, siç njofton “Blic” I Beogradit, kanë thënë se bashkë me pronën do të shiten edhe 15 mijë serbë.

“Nëse na e marrin shqiptarët, atëherë ne s’kemi jetë këtu e shteti i Serbisë le të përgatitet për të pritur refugjatë të rinj nga Kosova”, ka thënë për këtë gazetë serbe Dimitrije Gjoriq, një qytetar nga ky rajon i cili dhënien me koncesion e shikon si një projekt të menduar të Prishtinës që nga Kosova të dëbohen edhe serbët e kësaj pjese.

Gazeta thotë se fati këtyre serbëve nuk është në duar të shqiptarëve, por të në duar të serbit Bratislav Nikoliq, prefekt i Shtërpcës, i cili, sipas Marrëveshjes për koalicion me shqiptarë i vetmi ka të drejtë vetoje në Komisionin ndërqeveritar i cili jep leje për privatizimin e Qendrës së Skijimit „Brezovica“.

Nëse Nikoliq nuk e bën këtë, kjo qendër do të bjerë në duar të francezëve, ankohen serbët, ndërsa Blic qahet se dje NIkoliq nuk është përgjigjur në thirrjet telefonike .

Në qendrën “Skijimet e Serbisë”, e cila drejton „Brezovicën“, thonë se nuk do të heqin lehtë dorë, nga, siç theksojë ata, pasuria e tyre.

“Ski-qendra „Brezovica“ është formuar si ndërmarrje jona e varur në vitin 2008 dhe nga atëherë janë investuar 1,6 milion euro. Pasuria i takon shtetit të Serbisë dhe ajo gjendet në territorin e Shtërpcës”, kanë thënë përfaqësues të kësaj qendre.

Branimir Stojanoviq, zëvendëskryeministër i Kosovës ka thënë se nuk ka garanci se koncesioni do të jetë i mirë për bashkësinë serbe. Vendim për këtë është në duar të komunës së Shtërpcës.

Drejtori i zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq ka deklaruar se Serbia nuk do ta lejojë Kosovën që pa marrëveshje me serbët ta shesë „Brezovicën“.

“Qeveria do të jetë me popullin e vet në Brezovicë dhe nuk do të lejojë që të dëmtohet. Kemi njoftuar organizata ndërkombëtare dhe investitorët potencialë se nuk jemi kundër privatizimit porse duhrt respektuar interesat e bashkësisë serbe dhe pasuria e Serbisë”, ka thënë Gjuriq.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shterpca-kerkon-ndihmen-e-serbise-per-tia-marre-kosoves-brezovicen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala