Shtëpitë që braktisen për gjashtë muaj do të merren nga komuna

Autori:Avdyl Pajaziti

Nën kryesimin e kryetares Mimoza Kusari Lila, Bordi i Drejtorëve ka mbajtur mbledhjen e rregullt, në të cilën është formuar edhe një komision për përdorimin e katalogut të vendeve të punës në shërbimin civil dhe metodologjinë për standardizimin e vendeve të punës në administratën komunale, që është kërkuar nga Armend Vokshi, drejtor i Drejtorisë së Administratës.

Ky komision do të kryesohet nga kryetarja Mimoza Kusari Lila dhe do të ketë edhe përfaqësues nga Drejtoria e Administratës, Drejtoria e Arsimit, Drejtoria e Shëndetësisë, Drejtoria për Buxhet dhe Financa dhe Drejtoria për Zhvillim Ekonomik.

Drejtori Armend Vokshi gjithashtu ka dhënë një njoftim rreth shpërnguljes dhe braktisjes së shtëpive nga komuniteti RAE në lagjen

“Ali Ibra”, duke kërkuar që të bëhet verifikimi i atyre shtëpive të braktisura dhe në saje të afatit ligjor kohor, ku sipas kontratës nëse shtëpia nuk shfrytëzohet për gjashtë muaj, atëherë e njëjta u merret shfrytëzuesve të deritanishëm dhe u jepet në shfrytëzim banorëve, apo të pastrehëve tjerë, duke përfituar kësisoj një apo më shumë familje tjera.
Kjo kontratë është bërë pas investimit dhe ndërtimit të shtëpive nga Caritasi Zviceran dhe ofrimit të tokës nga ana e Komunës për këto komunitete pakicë

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shtepite-qe-braktisen-per-gjashte-muaj-do-te-merren-nga-komuna/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala