Shtëpitë e çuditshme

Kjo shtëpi në Abuja, Nigeri, është e ndërtuar në formë të aeroplanit. Kjo shtëpi ishte e ndërtuar nga Said Jammal për gruan e tij,Liza, për ta përkujtuar dashurinë e saj për udhëtim.
Kjo shtëpi në Miziara, Liban, i përngjan një Airbus A380.
Ndërtuesi 73 vjeçar Bohumil Lhota ka konstruktuar një shtëpi në Velke Hamru, Republika Çeke, e cila është në gjendje të të lëvizë poshtë e lartë dhe rrotullohet anash. Iu deshën thuajse 20 vite për ta krijuar. Në këtë fotografi, Lhota, shihet duke e lëvizur shtëpinë e tij në kahjen që do ai.
Shtëpia bio-klimatike afër Strasburg, në Francën Lindore, është e dizajnuar si orë diellore 3 diemnzionale, e vendosur në këndin e cila lidhet me lëvizjen e diellit. Gjatë verës ajo siguron hije, duke e mbajtur temperaturën e brendshme të freskët. Gjatë pranverës dhe vjeshtës, rrezet e diellit hynë në shtëpi përmes dritareve, gjë që e mban enterierin e shtëpisë të ngrohtë.
Liu Lingchao 38 vjeçar, i bëri vetes një dhomë të rehatshme 1 metër e gjysmë të gjërë dhe 1.8 metra të gjatë, e cila peshon rreth 59.8 kg.
Kjo shtëpi është ndërtuar mbi një gurë në lumin Drina, afër qytetit Serb, Bajina Basta. Ishte ndërtuar në vitin 1968 nga një grup i djemve të rinj.
Kjo shtëpi në jugperëndim të Francës, në Le Pian Medoc, është në pronësi të kompanisë Franceze Natura Cabana, të cilën ata e shfrytëzojnë për pushime ekologjikale.
Shtëpitë në Socuellamos, Spanjë qendrore, të gjitha janë të ndërtuara nga butet e vjetra të verërave. Rreth 40 njerëz, shumica Turq dhe Bullgar etnik të cilët erdhën nga vendet e tyre në Socuellamos për të punuar në vreshtari. Punëtorët e kalojnë natën në këto bute.
Bimët e gjelbra e rrethojnë një ndërtesë ilegale në Guanzhou, Guandog, Kinë. E ndërtuar 10 vite më parë, shtëpia është e lartë 40 metra katror. Forcat ligjore të vendit janë treguar të pasuksesshëm në gjetjen e pronarit që nga zbulimi i ndërtesës në vitin 2012.
Kjo shtëpi në qytetin Siberian të Rusisë, Krasnoyarsk, është e ndërtuar si atraksion për turistët dhe për banorët e vendit. Gjithashtu edhe dhomat e saj janë të kthyera përmbys.