Shtëpia “shkret” e Hashim Thaçit!

Autori:Gazeta Fjala

Që nga viti 2008, ish-kryeministri i Republikës, njëherësh kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur ndërtimin e një shtëpie në lagjen “Veternik” të Prishtinës, pas largimit nga shtëpia e tij në lagjen “Arbëria”, pas incidentit me Fazli Sejdiun, tashmë i akuzuar për tentativë vrasje.

Gazeta “Zëri” ka bërë sot (e shtunë) disa foto ku shihet shtëpia e papërfunduar dhe e mbushur përreth me bar. Ndërtimin e saj, prej 700 metra katrorësh, Thaçi ka arritur ta fusë vetëm nën kulm.

Toka e të parit të PDK-së ka gjithsej 15.75 ari dhe kap vlerën prej 157 mijë eurosh. Kurse shtëpia në ndërtim 700 metra katrorë i kushtoi mbi 200 mijë euro.

Ndërkaq, zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme aktualisht gjumin e bën në njërën nga banesat e tij në lagjen “Kodra e Diellit” në kryeqytet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shtepia-shkret-e-hashim-thacit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala