Shtëpia më e shtrenjtë në botë (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Një vilë franceze ka thyer rekord botëror si prona më e shtrenjtë me një çmim prej 275 milionë euro.

Boomerang tha se ndërtesa e Luigjit XIV i është shitur një blerësi nga Lindja e Mesme i cili nuk ka dashur të identifikohet.

Vila ka një park 23 hektar ndërmjet Versajës dhe Marly-le-Roi që sipas website-in Cogemad është ndërtuar brenda 3 vitesh.

Shtëpia përfshin një akuarim, kinema, qilar vere ndërkohë që në oborrin e saj gjendet një shatërvan me gjethe ari.

“Me gjelbërimin elegant, me shatërvanin e shndritshëm me gjethe ari , kopshtin e pafundmë me lule, statujat e mermerit dhe labirintet e izoluara, parku të kthen prapa në kohën e gjeniut të Le Notre,”- shkruan Cogemad duke iu referuar kopshtarit të Mbretit Luigj.

Rezidenca u përfundua në vitin 2011 , por mban të gjitha shenjat dalluese , stolitë dhe dizenjimin e shekullit të 17.

Image
Image
Image

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shtepia-me-e-shtrenjte-ne-bote-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala