Shtëpia më e kërkuar në internet

Autori:Avdyl Pajaziti

Është e ndërtuar komplet në dru dhe çatia në formë kupole prej xhami, që mundëson shikimin e yjeve në një natë pa re, ose diellin dhe majat e pemëve ditën, e bëjnë strehëzën më të kërkuar në botë.

Kjo është një ndërtesë që është ndërtuar në mes të pyllit në zonën Bay Area në Kaliforni. Shtëpia e vogël është më e kërkuara në portalin online Aribnb, që ndërmjetëson banesa me qira për periudha të shkurtra.

Janë rreth 2 milionë kërkesat për këtë vit dhe për të kuptuar më mirë sesa shkon numri i kërkesave për këtë shtëpi krejt të veçantë, mjafton të thuhet se vitin e kaluar, ajo qëndroi bosh vetëm 2 ditë.

Arkitektura dhe teknika e përdoru në ndërtimin e kësaj shtëpie është krejt e veçantë duke kopjuar disi atë japoneze; nuk është përdorur asnjë gozhdë apo material tjetër industrial (përveç xhamit) për ndërtimin e saj. Nëse dëshironi që të kaloni një natë në këtë shtëpi atëherë ju duhen rreth 100 euro për 24 orë qëndrim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shtepia-me-e-kerkuar-ne-internet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala