Shtëpia e Isa Mustafës e rrethuar me polic (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës vazhdon të jetë në gatishmëri për ndonjë sulm të mundshëm të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj kryeministrit Isa Mustafa apo pasurisë së tij.

Pas disa aksioneve ku fillimisht u tentua të shkohet në shtëpinë e Mustafës në Prapashtincë, e më pas edhe sulmeve me vezë ndaj eskortës së tij, policia i ka shtuar masat edhe në shtëpinë tjetër të kryeministrit, në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

Indeksonline ju sjellë fotografi ku shumë policë qëndrojnë në gatishmëri afër shtëpisë së Mustafës te vendi i quajtur “Xhamia e Llapit”, por edhe afër rrugëve që çojnë atje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shtepia-e-isa-mustafes-e-rrethuar-me-polic-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala