“Shtëpia e Bardhë” në shitje – ky është çmimi i saj (Foto)

Autori:Gazeta Fjala

Një mansion, i cili është kopje e Shtëpisë së Bardhë, është vënë në shitje për 6 milionë dollarë. Ky mansion i cili ndodhet në Morgan’s Point, rrreth 25 kilometra larg Houston-it, u ndërtua në vitet e 20-ta dhe ka 21.000 metra katrorë.

Ky version i Shtëpisë së Bardhë, natyrisht se është më i vogël se sa i vërteti, i cili ka rreth 55.000 metra katrorë.

Shtëpia luksoze përbëhet nga nëntë dhoma të fjetjes dhe 15 banjo, ndërsa ka edhe bibliotekë dhe një sallë vallëzimi.

Gjithashtu, shtëpia përbëhet edhe nga një palestër, dhomë për media dhe një dhomë bilardoje, transmeton Gazeta Blic.
Pronari i shtëpisë, Dr Masson, thotë se e bleu shtëpinë dhe 6 hektarët e saj rreth tri vjet më parë për 3.2 milionë dollarë, dhe shpenzoi rreth 1.5 milion dollarë për ta renovuar atë.

Ai tha se dëshiron ta shes atë, në mënyrë që t’i shtohen të ardhurat për projektet e tij të reja.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shtepia-e-bardhe-ne-shitje-ky-eshte-cmimi-i-saj-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala