Shtatorja e Ismail Qemalit gati për t’u ngritur në Prishtinë

Ka qenë kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ai që ka treguar se shtatorja e Ismail Qemalit është gati për t’u vënë në Prishtinë.
E nuk do të vonojë as lartësimi i shtatores së Hasan Prishtinës, në qytetin e Vlorës.
“Pjesa e parë e bashkëpunimit Prishtinë – Vlorë drejt realizimit. Ismail Qemali (foto e shtatores gati të përfunduar nga Luan Mulliqi) së pari vjen në Prishtinë e pastaj edhe Hasan Prishtina së shpejti në Vlorë”, ka shkruar Ahmeti, në profilin e tij në Facebook.