Shtatorja 5.1 milionëshe e Nënës Terezë në Shkup

Ministria e kulturës së Maqedonisë sot publikoi një tender për zgjedhjen e kompanisë e cila do ta ndërtoj një objekt, pas të cilit është vendosur përmendorja e re e Nënë Terezës me lartësi prej 32 metra, transmeton zhurnal.mk
Vlerësimet fillestare janë se nga buxheti shtetëror për këtë përmendore nga projekti “Shkupi 2014” do të ndahen mbi 5.1 milion euro pa TVSH.
Përmendorja, sipas BILD, do të ndërtohet në korridorin e këmbësorëve, midis hotelit “ Meriot” dhe hotelit të ardhshëm të biznesmenit grek Dimitris Kondominas, në parcelën prej 621 metër katror.