Shtatë vjeçari në rrezik për jetë pas kafshimit nga qentë endacakë

Autori:Zekirja Shabani

Sulmi i fëmijvë nga qentë endacak nuk ka të ndalur. I funidt që ka pësuar një sulm të till është  shtatë vjecari Urim Tusha nga Ferizaj.  Ai tashmë është dërguar në QKUK, ku edhe mësohet se gjendja e tij është shumë e rëndë.
Ekipi kujdestar në QKUK kanë bërë të  ditur se po e përgatisin për ta futur në salle.

Kurse, kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, e ka marrë me shqetësim lajmin për lëndimin nga qentë endacakë të fëmijës, Urim Tusha. Ai e kupton këtë rast si fatkeqësi, për të cilën ndan dhembjen dhe shqetësimin me familjen e fëmijës së lënduar.

Sfarqa sqaron qytetarët se Komuna e Ferizajt ka kontraktuar një firmë për trajtimin e qenve endacakë, e cila tashmë ka trajtuar mbi 400 qen, por eliminimi i rrezikut prej tyre është problem afatgjatë dhe do të zgjasë disa vjet.

Muajëve të fundit cak i sulmeve të qenve endacak kanë qenë dy fëmijë nga Fushë Kosova, ku njëri nga ta edhe ka humbur jetën.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shtate-vjecari-ne-rrezik-per-jete-pas-kafshimit-nga-qente-endacake/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala