Shtatë vende që duhet vizituar në Kosovë (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Kosova shquhet për pasuri dhe bukuri natyrore, andaj ka shumë vende që duhet vizituar.

1. Novobërda

Novobërda është një ndër vendet më të rëndësishtme të historisë mesjetare në Kosovë. Në këtë qytet kanë jetuar mbi 50 mijë banorë dhe këtë popullatë e kanë përbërë monatorët sakson, otomanët, kozakët, shqiptarët, sllavët dhe shumë popuj të tjerë që janë sjellur në këtë vend për të shfrytëzuar minierat e argjendit. Në mesjetë ajo ishte një metropol që ka ofruar vende pune për njerë shumë të kualifikuar në zejen e nxjerrjes dhe përpunimit të argjendit.

2. Gjeravica

Gjeravica është maja më e lartë në Kosovë të cilën secili mund ta ngjes. Ajo ofron pamje spektaklolare dhe mundësi për të notuar në disa nga liqenet më të bukura glaciale në Kosovë.

3. Via Ferrata Ari – Pejë

Ferrata është një sturukturë e metaltë shkëmbore dhe vend optimal për ata që pëlqejnë alpinizmin. Me ngjitjen e saj ju do të shijoni pamjet fantastike të grykës së Rugovës dhe qytetit të Pejës. Pas ngjitjes ju pret një ecje e lezetshme nëpër një rrugë të ngushtë me vegjitacion të bollshëm dhe shenja të shtazëve të egra. Në ngjitjen e Via Ferrata Ari-t ju do të provoni ecjen mbi urën e vetme të varur në Kosovë.

4. Liqenet e Mirushës

Mirusha me ujëvarën dhe liqenet e saj është një nga vendet më artaktive për turistët. Vizita e këtyre liqeneve nuk përfundon me pamjen fenomenale të liqenit të madh, ju dujhet të ngjiteni dhe të shihni tërë liqenet dhe të krijoni një imazh të plotë për Mirushën.Poashtu Mirusha njihet për faunën e saj të begatë.

5. Burimi i Drinit

Burimi i drinit është ujvara më e madhe në Kosovë si për nga lartësia si për nga sasia e ujit që sjellë. Gjatë stinës së pranverës kur ka më së shumti ujë, uji spërket deri në 100 metra lartësi. Nga spërkatjet dhe rrezet e diellit krijohen ylberë të shumtë që ia shtojnë bukurinë kësaj ujëvare.

6. Bjeshkët e Sharrit

Pos pamjes mbresëlënëse, Malet e Sharrit kanë një vegjitacion tejet të pasur. Pas Bjeshkëve të Nemuna ato janë malet më të larta në Kosovë.

7. Maja e Lubotenit

Majën e Lubotenit mund t’a shoh kushdo që udhëton në rrugën Prishtinë – Kaçanik. Ngjitja në këtë maje ofron një ndjesi unike dhe të paharrueshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shtate-vende-qe-duhet-vizituar-ne-kosove-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala