Shtatë persona të lënduar në Sllatinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Si pasojë e një aksidentit që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Sllatinë, janë lënduar shtatë persona, të cilët sipas njoftimeve të para janë jashtë rrezikut për jetë.
Dalip Gashi, familjarë i të aksidentuarve ka thënë për KosovaPress se si pasojë e aksidentit janë lënduar më rënd katër persona, ndërsa tre të tjerë kanë marrë plagë të lehta.

“Gjendja e tyre është stabile. Ata kanë të thyera dhe gërvishtje dhe momentalisht po trajtohen në QKUK”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur për shkak të ngricave në rrugë të cilat kanë ardhur si pasojë e derdhjes së ujit të kanalizimit dhe për këtë sipas tij është përgjegjëse Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Fushë Kosovës, të cilat tash e një vit lejojnë derdhjen e ujit në atë pjesë të rrugës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shtate-persona-te-lenduar-ne-sllatine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala