Shqyrtohet projektligji për provimin e Maturës Shtetërore

Autori:Avdyl Pajaziti

Rreth 32 mijë maturantë që sivjet do t’i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore, do të kalojnë testin e maturës, dhe ata do të poentohen vetëm nga pikët e rezultateve që arrijnë.

Kjo pastaj do t’iu shërbejë për pranim në universitet. Kjo do të rregullohet edhe me projektligjin që është duke u përgatitur, i cili sot do të shqyrtohet në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport.

Me projektligjin për Maturën Shtetërore, pragu i kalueshmërisë për maturantët nuk do të jetë më 50 për qind, por do të jetë vetëm me arritshmëri.

Provimi shtetëror i maturës për këtë vit shkollor do të mbahet më 6 dhe 20 qershor, ndërsa afati i dytë do të mbahet më 29 gusht dhe 5 shtator.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shqyrtohet-projektligji-per-provimin-e-matures-shteterore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala