Shqyrtohet peticioni kundër shtrenjtimit të rrymës

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës, ku ndër pikat që do të diskutohen janë rekomandimet e Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, lidhur me Peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të Energjisë Elektrike, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike.

Po ashtu, do të shqyrtohet për herë të parë Projektligji për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, si dhe rekomandimit për transferimin e mjeteve nga Buxheti i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës në Buxhetin e Komunës së Gjakovës për vitin 2015.

Në këtë seancë pritet të zgjedhën edhe anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shqyrtohet-peticioni-kunder-shtrenjtimit-te-rrymes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala