Shqyen pikturat në Kuvendin e Kosovës

Albin Kurti nga Vetëvendosje dhe Kryetari i Aleances për ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe sot kanë shqyer pikturat e vendosura në hollin e Kuvendit.
Kjo pasi administrata e Kuvendit ka vendosur piktura të reja në vend të atyre që javë më parë u zbuluan nga deputetët e opozitës.
Pas zbulimit të pikturave të vjetra me motive kombëtare administrata e kuvendit mbi to kishte vendosur piktura të ujëvarës së Mirushes dhe Hyjneshës në Fron, pikërisht këto janë shqyer sot nga Albin Kurti e Ramush Haradinaj./Gazeta Fjala