Shqiptaro-amerikani kërkohej nga Italia, kapet në Shqipëri

Autori:Gazeta Fjala

Një shtetas me origjinë shqiptaro-amerikane është vënë në pranga pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike dhe për pjesëmarrje në organizata kriminale.

Viron Hoxha, 59 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Nju xherri, SHBA, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, u vu në pranga në efektivët e Policisë Kufitare të Rinasit.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se, nga kontrolli i bërë në sistemin e Interpolit ka rezultuar, person në kërkim ndërkombëtar nga shteti italian për veprat penale, “Pjesëmarrje në organizata kriminale” dhe “Trafikim të lëndëve narkotike”. Ky shtetas është i dënuar nga Gjykata e Milanos, Itali, me 9 vjet 5 muaj dhe 7 ditë burg. Personi i lartpërmendur është kapur në hyrje për në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personi në kërkim u dërgua në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë. Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi për në Itali.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shqiptaro-amerikani-kerkohej-nga-italia-kapet-ne-shqiperi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala