Shqiptarja nga Gjakova që refuzoi paratë dhe famën në Zvicër

Autori:Avdyl Pajaziti

Dorina Podrimja, modele shqiptare në Zvicër, ka refuzuar një ofertë të leverdisshme nga televizioni zviceran 3+. Ai emission do t’i sillte shumë famë dhe para, por ajo e refuzoi pasi oferta bint ndesh me parimet saj.

Bëhet fjalë për emisionin Die Bachelorete, ku ajo ishte piketuar nga televizioni helvetik për të qenë protagoniste.

Vajza e zgjedhur njihet në këtë emision me një numër të madh meshkujsh, ku përjeton eksperienca të ndryshme. Cdo javë largohet nga një mashkull.

Ai që mbetet i fundit dhe i jepet trëndafilit ka shancën që të krijojë një lidhje me dashurie me vajzën. “E refuzova menjëherë. Nuk ishte në karakterin tim dhe nuk dua ta gjej fati e jetës tim përmes programeve televizive”, tha modelja 24 vjeçare me origjinë nga Gjakova që jeton në kantonin e Soloturnit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shqiptarja-nga-gjakova-qe-refuzoi-parate-dhe-famen-ne-zvicer/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala