Shqiptari po e transportonte drogën me shishe qumështi – policia publikon pamjet (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia arrestoi 22 vjeçarin David Ismaili, banues në fshatin Bajkaj, Delvinë pasi u kap me 11.2 kg lëndë narkotike kanabis të fshehur në 3 bidona alumini (për mbajtjen e qumështit).

“Shërbimet e Policisë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, organizuan punën dhe kapën në flagrancë Ismailin, i cili po udhëtonte në drejtim të Sarandës, në një automjet taksi.

Gjatë kontrollit që iu bë këtij automjeti në vendin e quajtur “Qafa e Muzinës”, Policia ka konstatuar 3 bidona alumini (për mbajtjen e qumështit), brenda të cilave është gjetur një sasi lënde narkotike prej 11.2 kg, të llojit “Cannabis-sattiva”.

Lënda narkotike në formë gjethe dhe boçe, u gjet e mbyllur mirë nëpër bidona me qëllim që të mos evidentohej nga pasagjerët e tjerë që udhëtonin në linjën Gjirokastër – Sarandë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. /panorama/

Video këtu

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shqiptari-po-e-transportonte-drogen-me-shishe-qumeshti-policia-publikon-pamjet-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala