Shqiptari në Austri rrezikon jetën për ta shpëtuar fqinjen nga grabitësi

Autori:Avdyl Pajaziti

Një rumun, të shtunën rreth orës 20.30 ka ndjekur një vajzë të re në rrugën Favorite të Vjenës deri tek shkallët e shtëpisë. Qëllimi i tij ishte kuleta e saj. Viktima ka rezistuar fuqishëm deri në ikjen e hajdutit. Me të dëgjuar britmatn, fqinji i saj shqiptar Avni P. merr guxim duke e ndjekur hajdutin derisa atë e kap policia.

Shqiptari 40 vjeçari, Avni P. derisa së bashku me bashkëshorten e tij të shtunën në mbrëmje po pinin kafe në tarracë, dëgjoi një britmë të fort në ndërtesën ku banonin. Pa hezitim, Avniu kërceu mbi lulishte dhe doli me vrap nga ana tjetër e derës së hyrjes. Ai e pa aty se si një mashkull tentonte t`ia rrëmbente kuletën një vajze.

“Unë e pashë vajzën të shtrirë në tokë”, ka thënë Avni P, për gazetën “krone.at”, transmeton “Albinfo.ch”.

Kosovari alarmon menjëherë policinë, por ndërkohë ndjek me vrap edhe hajnin. Me ndihmën e kalimtarëve, rumuni 33 vjeçar arriti të ndalohej derisa policia erdhi dhe e arrestoi. Vajza 25 vjeçare nga lëndimet e marra dhe trauma ishte dërguar për në spital.

Avniu, i cili para 20 viteve kishte ardhur në Austri dhe me shumë angazhim ka ndërtuar një ekzistencë së bashku me bashkëshorten është i shqetësuar me rritjen e krimit në Austri, përcjell albinfo.ch deklarimin e Avniut për mediet austriake. Ai shqetësohet posaçërisht për ata të cilët gjatë natës kthehen nga puna për në shtëpi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shqiptari-ne-austri-rrezikon-jeten-per-ta-shpetuar-fqinjen-nga-grabitesi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala