Shqiptari falet në avion, pasagjerët i kap paniku

Një besimtar mysliman shqiptar i cili sipas ritualit fetar falet 5 herë në ditë para Zotit, në atë që në Islam quhet “Namazi”, ka krijuar panik për pasagjerët e avionit të linjës Tiranë-Bergamo.
Besimtari është ulur në kuvertë për të kryer ritin e faljes, ndërsa avioni ishte ngritur dhe ishte drejt udhëtimit për në Itali.
Shqiptari nuk ka dashur të humbë orarin e faljes, dhe ndaj ai nuk ka hezituar të falë Namazin brenda në avion. Por ky veprim ka krijuar panik tek pasagjerët e tjerë, të cilët të trembur nga sulmet e fundit terroriste në Bruksel, kanë dyshuar se besimtari mund të ishte një terrorist.
Situata është qetësuar pas disa minutash, ndërsa avioni ka vijuar udhëtimin drejt destinacionit final, në Bergamo.