Shqiptari 14 vjeçar biznismen në Amerikë (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Amerike bëhen mrekulli. Një djalë 14-vjeçar, Dean Ismajli, me banim në Lantana, Florida, ka hapur kompaninë e vet “Sneakerheadexpress”, e cila merret me shitblerjen e atleteve dhe punët po i shkojnë mirë.

“Brenda pak kohe fitova 30 mijë dollarë”, thotë Dean, në prani të prindërve Haradinit dhe Fatimes, të cilët i kanë krijuar të gjithë kushtet për t’u marrë me biznes e për të vazhduar njëkohësisht shkollimin në “Maritime Academy High School” në Lantana të Florida-s.
1128

320
“Unë blej atlete të markave të njohura me çmime të ndryshme nga ato që vështir gjenden në treg dhe pastaj i shes me çmime më të shtrenjta. Thjeshtë, blej lirë e shes shtrenjtë. Blej e shes përmes facebook, e-bay dhe website-it tim: www.sneakerheadexpress.com”, thotë Dean.

Në pyetjen se cila është dëshira e tij kur të rritet, Dean thotë: “Kam dëshirë të bëhem sipërmarrës si prindërit e mi që janë pronarë të një restoranti dhe pasurive të patundshme në Florida.

Jam i lumtur me këtë biznes që bëj tani dhe me paratë që fitoj blej gjëra për vete bile edhe për prindërit e mi”, thotë Dean dhe shton – “çelësi i suksesit në biznes është të duash atë që bën dhe të blesh me çmime të ulëta e t’i shesës me çmime të larta por njëkohësisht të kesh kënaqësi e të jesh i sinqertë në biznes”.
untitled
Gjithçka filloi kur Dean ishte edhe më i vogël dhe i donte atletet. Ai u ftua nga shokët e tij Jacob dhe Dylan në një mbrëmje të quajtur “Solefest” në West Palm Beach dhe bleu atlete me çmime $600 të cilat i shiti me çmime të dyfishuara, raporton Telegarfi.

“Paratë e fituara do t’i investoj dhe një ditë kam në plan të hapë shitore për të fituar edhe më shumë”, shton Dean , i cili luan futboll, basketboll dhe merret edhe me fotografi.

Lojtari i preferuar i tij është Ronaldo ndërsa basketbollistët Michael Jordan, Larry Bird dhe Kobe Bryant. Biznesi që ka filluar Dean është për t’u lakmuar edhe për personat e rritur.

Ata që e njohin e admirojnë se si në këtë moshë është në gjendje të mendojë si një biznesmen i rritur e me përvojë.
“Vetëm në Amerikë e askund tjetër”, thotë nëna e tij Fatimja, e lumtur me sukseset e të birit. /Illyria/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shqiptari-14-vjecar-biznismen-ne-amerike-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala