Shqiptarëve u kërkohet të mos lindin, për serbët ndahen nga 200 euro

Autori:Zekirja Shabani

Derisa Qeveria e Kosovës u ka bërë thirrje qyetetarëve që të reduktojnë lindjet, në një komunë me shumicë serbe lindja e fëmijëve nxitet me para të buxhetit të Kosovës.

Në Ranilluk, për çdo fëmijë të lindur ata ndajnë nga 200 euro deri në ditën kur të fillojnë shkollën.

Kështu edhe numri i fëmijëve nga viti i kaluar është në rritje për shkak të përkrahjes që i jep komuna.

Ndërkaq, Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Blerand Stavileci ka thënë se nuk është mirë që me një rrogë 300 Euro një familje të ketë 7 fëmijë, duke analizuar fenomen e ikjes së qytetarëve të Kosovës kohëve të fundit.

Lidhur me këtë deklaratë kanë reaguar sociologë dhe ekonomistë të shumtë në vend.

Ibrahim Berisha, sociolog e krahason deklaratën e Stavilecit me kërkesat e zyrtarëve të ish sistemit jugosllav për shfarosjen e shqiptarëve duke ua ulur natalitetin.

“Akademik Macura, demografi shovensit serb, këtë pyetje e ka bërë që nga vitet ’70-të të shek. XX. Edhe më  herët e kanë  bërë parardhësit e tij. Kjo pyetje është bërë nga regjimi serb dhe janë marrë masa kufizuese-heqje nga shtesat fëmijnore të shqiptarëve të varfër dhe të papunë. Është sharë dhe fyer gruaja  shqiptare “makinë e lindjes”. Shesheli ka propozuar edhe kastrimin…”, shkruan Berisha duke pyetur pse pikërisht flitet për numrin 7.

Një porosi ndryshe nga qeveritarët e Kosovës, e ka dhënë në vizitën e fundit të tijë në Kosovë, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç. Ai u kërkoi serbëve të Kosovës të lindin sa më shumë fëmijë.

“Më së shumti fëmijë serb lindin në Kosovë dhe kjo duhet të vazhdojë dhe të mos ndalet me asnjë kusht. Rroftë Serbia”, tha Vuçiç teksa inaguroi një spital gjinekologjik në Pasjan.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shqiptareve-u-kerkohet-te-mos-lindin-per-serbet-ndahen-nga-200-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala