Shqiptarëve të korruptuar mund t’iu ndalohet hyrja në SHBA

Ambasadori amerikan në Shqipëri Donald Lu ka folur sot për nismën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që zyrtarëve të korruptuar shqiptarë, t’iu ndalohet hyrja për në SHBA.
Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, që do të publikohet e plotë në orën 18:00, ambasadori amerikan Donald Lu, vlerëson procesin e deritanishëm të pastrimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet vendore të 21 qershorit, nga persona me të kaluar kriminale. Por ai pohon se pavarësisht këtij procesi, në këto lista kanë mbetur ende të inkriminuar.
Ambasadori amerikan, jep konsideratat e tij për fushatën zgjedhore. Ai flet dhe për korrupsionin dhe nismën e administratës amerikane që zyrtarëve të korruptuar shqiptarë t’u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Ambasadori Lu komenton edhe procesin e reformës në drejtësi, rëndësinë e saj dhe mungesën e përfshirjes së opozitës.