Shqiptarët në veri mbesin pa paga

Autori:Zekirja Shabani

Mursel Murseli, teknik medicinal në fshatrat shqiptare në Komunën e Leposaviqit, Bistricë, Cerajë e Koshtovë e vllahisë, ka një muaj që nuk paguhet për punën që bënë.

Si ai kanë mbetur edhe mbi 100 punëtorë shqiptar në katër komunat veriore të Kosovës, të cilët nuk kanë marrë paga nga maji i këtij viti. Krejt kjo për shkak të mos aprovimit të buxhetit nga komunat serbe të kësaj ane.

“Punëtorët shqiptar në veri të Kosovës kemi mbet pa paga për shkak të mos nënshkrimit të buxhetit nga komunat veriore. Ne jemi të pafajshëm dhe jemi në gjendje shumë të rëndë”, tregon Murseli për Gazetën Fjala.

Ai thotë se vetëm në fshatin Bistricë janë mbi 30 veta që kanë mbetur pa asnjë të ardhur dhe familjet e tyre janë në gjendje të rëndë ekonomike, të izoluara dhe largë komunitetit shqiptarë.

“Unë jam vetë i shtati anëtarë dhe nuk kemi të ardhura tjera. Jnë edhe 12 arsimtar që kanë kredi e bankat po jau lypin paret. Shumë keq kemi mbet”, thotë Murseli.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shqiptaret-ne-veri-mbesin-pa-paga/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala