Shqiptarët i pret burgu në BE

Autori:Zekirja Shabani

Nëse një refugjat i refuzuar tenton të hyjë sërish në një vend të BE-së, ndonëse kjo i ndalohet, ai mund të ndiqet penalisht dhe sipas rastit edhe mund të dënohet me burg.

Këtë vendim ka marrë Gjykata Europiane duke i dhënë të drejtë Italisë në rastin e një shtetasi shqiptar.

Bëhet fjalë konkretisht për një shqiptar, i cili ishte dëbuar nga Italia me një vendim për ndalimin për të tre vjet të hyrjes në këtë vend.

Pasi personi në fjalë megjithatë tentoi të hyjë sërish në Itali, prokuroria e Firences kërkoi dënimin me tetë muaj burg.

Gjykata italiane kërkoi që rasti të shqyrtohet nga Gjykata Europiane në Luksembrug, nëse një vendim i tillë është në përputhje me rregullat e BE-së për kthimin e refugjatëve.

Gjyqtarët në Firence morën mbështetjen Gjykatës Europiane, e cila e konfirmoi vendimin e tyre.

Gjykata Europiane argumentoi se: “rregullorja e BE-së parimisht nuk e pengon një vend anëtar që ta klasifikojë si akt penal riudhëtimin ilegal të një personi të refuzuar”.

Por në një rast të tillë duhet të respektohen të drejtat themelore të Konventës së Gjenevës për Refugjatët.

Në Itali për raste të tilla parashikohen dënime me burg nga një deri në katër vjet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shqiptaret-i-pret-burgu-ne-be/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala