Shqiptarët e përfaqësojnë Austrinë në futbollit të vogël në Dubai

Autori:Zekirja Shabani

Ekipi i xhamisë shqiptare “El Buhari” nga Vjena e Austrisë, po qëndron në Dubai. Ky ekip i cili përbëhet nga ish futbollist të Superligës së Kosovës, emra të njohur për dashamirët e futbollit kosovar, po vazhdon ditën e dytë të prezantimit të tij në kampionatin botërorë të futbollit të vogël në Dubai.

Turneu i cili ka filluar me 22 dhe do të vazhdojë deri me 26 prill, kur edhe do të shpallet fituesi, ka ftuar në garë gjithsej 47 shtete të botës me gjithsej 300 lojtarë.

E Austria po prezantohet nga shqiptarët Ylber Përvetica, Besnik Shehu, Taulant Zeneli, Alban Feta, Arlind Zylfallari, Arlind Krivaqa, Florim Gashi, Dardan Zariqi, Imer Hamiti dhe Besnik Gashi. Dy ndeshjet e para që ekipi i “El Buhari” ka përfunduar të enjten (dje), kanë pasuar njëra me fitoren e shqiptarëve ndaj Argjentinës me rezultat 4:0 dhe tjetra me humbje ndaj Amerikës me rezultat 2:1.Sot djemtë nga Kosova që po prezantojnë Austrinë do të përballen me Indinë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shqiptaret-e-perfaqesojne-austrine-ne-futbollit-te-vogel-ne-dubai/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala