Shqiptarët e lën mishin

Autori:Zekirja Shabani

Kriza po e bën pjesën më të madhe të familjeve shqiptare të bëjnë hapa prapa në drejtim të konsumit. U rikthehen brumrave, teksa konsumojnë më pak mish. Bien ndjeshëm dhe blerjet e produkteve jo të domosdoshme, si pijet alkolike. Me ushqimet, që zënë gati 40% të shpenzimeve totale të një familjeje në një muaj, konsumatorët shqiptarë orientohen gjithnjë e më shumë nga produktet me çmimin më të lirë dhe ato zëvendësuese. Bie konsumi për fruta, perime nga rritja e çmimit të tyre në treg.

Kur u rritën çmimet e ushqimeve në botë në 2008-n, ndryshimi i tendencës së konsumit në vendet në zhvillim u cilësua gjerësisht një nga “fajtorët” kryesore. Vendet relativisht të varfëra, sidomos ato aziatike, teksa po shihnin rritje të mirëqenies filluan të konsumonin më shumë mish, çka rriti kërkesën për ushqimet e kafshëve, duke shkaktuar një efekt zinxhir.

Në të njëjtën gjatësi vale, familjet shqiptare rritën konsumin e mishit duke reduktuar disi përdorimin e brumërave. Por kjo tendencë është kthyer mbrapsht dy vitet e fundit, duke reflektuar ndryshimin e sjelljes si rrjedhojë e ngadalësimit të ndjeshëm të ekonomisë pas 2008-s, çoi në një krizë konsumi. Të dhënat e INSTAT e konfirmojnë këtë tendencë. Importet e mishit kanë rënë në 2013-2014, duke zbritur me 13% vitin e kaluar në raport me kulmin e arritur në 2012. Në të kundërt, janë rritur importet e brumërave, me 11.5% për të njëjtën periudhë./monitor/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shqiptaret-e-len-mishin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala